Irani, Medvedev: Sanksionet s’përjashtohen

27/03/2010 12:05

“Nuk i përjashtojmë sanksionet ndaj Iranit”. Deklarata është bërë nga presidenti rus Dmitri Medvedev, në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve në Konferencën e Legatës Arabe që po mbahet sot ne Sirte te Libisë.

Medvedev është shprehur se Rusia dëshiron ta zgjidhë cështjen në mënyrë politiko-diplomatike, por sanksionet edhe pse nuk përbëjnë një zgjidhje optimale, nuk mund të përjashtohen.

“Besojmë se zgjidhja e cështjes bërthamore duhet të ndiqet ekskluzivisht me metoda politike dhe diplomatike, duke respektuar plotësisht kartën e OKB-së. Jemi të bindur se rruga e përdorimit të sanksioneve nuk është optimale, por në të njëjtën kohë nuk mund të përjashtohet aplikimi i këtij skenari”, ka pohuar Medvedev.

Top Channel