Irak, Allawi i ofron dialog Al Malikit

27/03/2010 15:00

Lideri i bllokut që ka fituar zgjedhjet parlamentare në Irak, Iyad Allawi është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha partitë, për të formuar një qeveri koalicioni.

Allawi ka deklaruar se blloku i tij, Irakija, është gati të bisedojë edhe me rivalin Nouri al Maliki, ndaj të cilit fitoi vetëm me dy vende më shumë në Parlament.

Nga ana e tij Al Maliki ka refuzuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka paralajmëruar se do ta cojë cështjen e numërimit të votave në gjykatë.

Por, si OKB ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se procesi zgjedhor i 7 marsit ishte i besueshëm.

Ndërkombëtarët shqetësohen se kundërshtimi i rezultatit dhe dërgimi i cështjes në gjykatë mund të zgjasë vendosjen e qeverisë dhe të cënojë stabilitetin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA