Irak, Al Maliki konteston rezultatin

27/03/2010 10:05

Kryeministri iraken Nouri al Maliki ka bërë thirrje që të kontestohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, që nxorrën fitues me dy mandate më shumë ish-kryeministrin Ijad Allawi.

Duke folur ne televizionin kombetar iraken, Al Maliki ka deklaruar se do ta sfidojë rezultatin e publikuar përmes një procesi ligjor.

Partia Irakija e Allawit fitoi 91 nga 325 vendet e Parlamentit, partia për Shtet dhe Ligj e Al Malikit 89 vende, ndërsa Aleanca Kombëtare e Irakut 70.

Më herët i dërguari i OKB-së në Irak, Ad Melkert deklaroi se zgjedhjet kanë qenë të besueshme dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të pranojnë rezultatin.

Top Channel