Tanket izraelitë hyjnë në Gaza

26/03/2010 21:40

Tanket izraelite kanë hyrë mbrëmjen e sotme në Rripin e Gazës dhe po avancojnë duke qëlluar mbi njerëzit.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime palestineze.

Disa persona janë qëlluar, ndërkohë që pesë tanke dhe dy buldozerë të blinduar po drejtohen drejt qytetit të Khan Yunes, ku sot pati një përleshje me armë zjarri në të cilën humbën jetën dy ushtarë izraelitë dhe dy palestinezë.

Top Channel