Miami, “Animal Cops” në ndjekje të kafshëve

26/03/2010 17:35

Nëse mendon për qytetin e Miam-it, të vjen në mendje menjëherë seriali i famshem “Csi Miami” ku një skuadër speciale zbulon cdo krim të ndodhur në qytet, por qëndra më e banuar e Floridas ka edhe një skuadër po aq speciale policësh.

“Animal Cops” përbëhet nga agjentë specialë, të cilët kthejnë në habittin e tyre natyror kafshët që sillen vërdallë nëpër qytet. Kjo trupë speciale agjentësh kryen në realitet rreth 150 ndërhyrje në ditë dhe mbulon një zonë prej 3200 kilometrash nga Miami South Beach në Everglades della Florida.

Puna e tyre është dokumentuar në një serial që ka korrur mjaft sukses në SHBA, ku rastet më urgjente janë ato të sulmit nga gjarpërinjtë dhe aligatorët.

“Animal Cops” nuk verojnë vetëm në Majemi pasi grupe të ngjashme janë krijuar edhe në Detroit, Houston, Philadelphia, Phoenix, San Francisco e New York. Ndryshe nga Csi Miami, protagonistët e serialit të ri janë policë të vërtetë profesionistë, të cilët janë xhiruar gjatë punës së përditshme.  

Top Channel