Kur paparacët bëhen të rrezikshëm…

26/03/2010 18:20

Mbremje fatale për aktoren amerikane Lindsay Lohan. Pasi ka zbritur nga makina, ajo është rrethuar nga një numër i madh fotografësh që kërkonin të fiksonin fytyrën e saj në objektiv.

Por ajo kërkonte të largohej sa më shpejt për në një festë private. Papritur, një paparac e shtyu pa dashje dhe ajo u rrëzua në afërsi të shkallëve.

Nëse nuk do kishte qënë për shoqëruesin e saj, ndoshta aktorja do kishte marrë plagë në fytyrë. Lohan nuk ka bërë asnjë koment për këtë ngjarje.

Top Channel