Uashingtoni: Kuba dhunon të drejtat e njeriut
25/03/2010 02:15
Presidenti amerikan Barak Obama është shprehur i shqetësuar mbi dhunimin e të drejtave të njeriut në Kubë.
Obama ka shprehur shqetësimin e tij pas vdekjes në burg të disidentit Orlando Zapata, i cili u nda nga jeta pas 85 ditësh në grevë urie. Gjithashtu presidenti amerikan kërkoi edhe lirimin e të gjithë të burgosurve të tjerë politikë.
Kuba nga ana e saj ka mohuar akuzat e Obamës për keqtrajtime në burgjet e saj dhe se fajtor i vërtetë i vdekjes së Orlando Zapata ishte pikërisht Uashingtoni dhe Europa Perëndimore.
Top Channel