
Aktori hollivudian Dennis Hopper vuan nga sëmundja e kancerit. Këtë e bën të ditur avokati i 73- vjecarit, Joseph Mannis, sipas të cilit, aktori nuk është në gjendje të bëjë as kimioterapinë në prostatë.
Ai peshon aktualisht 45 kg, por pavarësisht gjendjes së keqe shëndetësore, do marrë pjesë në ceremoninë e “Hollywood Walk of Fame” ku trotuarit të famshëm do t’i shtohet edhe ylli i tij.
Sipas faqes Tmz.com, aktori ndodhet në vështirësi financiare, pasi në vitin 2009 ka fituar vetëm 57 mijë dollarë, të pamjaftueshme për të kuruar sëmundjen. Një tjetër telash për të janë edhe 5 mije dollarët që duhet t’i paguajë cdo muaj ish bashkëshortes.
Hopper është martuar 5 herë gjatë jetës së tij. Bashkeshortja e tij e fundit, Victoria, e akuzoi për kërcënime të vazhdueshme dhe konsumim të marijuanës para vajzës së tyre.
Top Channel