Christina Aguilera rikthehet “djall”

25/03/2010 19:10

Katër vjet nga publikimi i këngës “Back to Basics”, Christina Aguilera rikthehet në mënyrën e saj.

Faqja e saj në internet ka nisur të zbulohet duke hequr nga një pjesë të portretit që simbolizon albumin e ri “Bionic”, data e publikimit të të cilit nuk është caktuar ende.

Në kopertinë këngëtarja do jetë e veshur si djall, por asgjë tjetër nuk dihet për rikthimin e saj në botën e muzikës. Nuk dihet gjithashtu pse Aguilera ka zgjedhur faqen e internetit për të promovuar daljen e albumit të ri, pasi heshtja flet më shumë se gjithcka.     

Top Channel