
Jesse James kërkoi falje publike para bashkëshortes Sandra Bullock dhe fëmijëve, por dalja e skandalit të parë duket se do pasohet edhe nga shumë të tjerë.
“Tiger Woods” i familjes së aktores që fitoi cmimin Oscar, nuk e ka kaluar me sukses periudhën e vështirë pas daljes në shesh të historisë me modelen Michelle McGee. “OnherCam” është një faqe erotike në të cilën mund të flasesh me femra të ndryshme dhe sipas të dhënave, James e ka bërë një gjë të tillë për shumë kohë.
Vajza me të cilën ka folur bashkeshorti i Bullock, ka punuar për këtë faqe si cam-girl. Bisedat e gjata mes të dyve mund të publikohen së shpejti, ku nuk përjashtohen edhe foto të nxehta. “Të gjitha telekamerat ishin tonat dhe Jesse është në cdo sekuencë”, shkruan faqja e internetit.
Ky është një telash shumë i madh për familjen e James, pasi Sandra e fali për tradhëtinë me modelen. Do ta bëjë të njëjtën gjë edhe kësaj here? Të presim…
Top Channel