Uashington, takimi Obama-Netanyahu “në heshtjeâ€
24/03/2010 01:00
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Barak Obama priti në një takim prej rreth 2 orësh në Dhomën Ovale kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Momenti i takimit të dy lidërve u lejua të filmohej prej telekamerave, për të vazhduar më pas në një takim me dyer të mbyllura pa praninë e medias.
Në përfundim të takimit, ashtu sic edhe parashikohej, si Netanyahu ashtu edhe Obama nuk pranuan të prononcohen në lidhje me temat e bisedimit. Megjithatë mendohet se pjesa dërrmuese e bisedës të jetë konsumuar mbi mosmarrëveshjet mes dy vendeve për ndërtimet e reja hebreje në Jeruzalemin Lindor.
Top Channel