SHBA: Talebanët po trajnohen në Iran

24/03/2010 03:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë sërish Iranin për ndihmë ndaj rebelëve talebanë në Afganistan.

“Brenda kufijve iranianë trajnohen dhe stërviten luftëtarët talebanë. Vec trajnimeve, Irani në mjaft raste ka ofruar edhe ndihmë në materiale luftarake për elementët rebelë talebanë dhe ne mendojmë që gjithcka ndodh nën mbikëqyrjen e kontrollin e plotë të qeverisë së Republikës Islamike në Teheran”, thuhet në një raport të publikuar prej agjencisë së inteligjencës, CIA.

Mbi ndihmën ndaj talebanëve, foli edhe sekretari i Mbrojtjes Robert Gates, i cili në vizitën e tij të fundit në Afganistan deklaroi se “ka elementë talebanë që trajnohen prej Iranit, megjithatë ky fakt është kategorizuar në nivele mjaft të ulta”.

Menjëhere pas raportit një zyrtar i lartë iranian në Uashington i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur ato të pabaza  dhe të pavërteta.

Top Channel