Pakistan, raketa amerikane 4 të vdekur

24/03/2010 05:05

Një sulm ajror me raketa i flotës ajrore amerikane në Pakistan ka lënë të vdekur të paktën 4 eksponentë terroristë të Al Kaedas në veripërëndim të vendit.

Lajmi njoftohet prej autoriteteve vendore ku përcaktohet se sulmi është ndërmarrë në një zonë të njohur si bastion i Al Kaedas në krahinën e Waziristanit.

Lajmi u konfirmua edhe prej autoriteteve ushtarake amerikane në Afganistan, të cilat u mjaftuan me quajtjen të suksesshëm të sulmit, pa lëshur ndonje detaj tjetër mbi të.

Top Channel