
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se pavarësisht vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Uashington, dallimet mes SHBA dhe Izraelit mbeten ende të forta.
Presidenti Barack Obama i bëri thirrje kreut të qeverisë izraelite që të ndërmarrë hapa konkretë që të ndikojnë në procesin e paqes, ka bërë të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.
Zëdhënësi ka sqaruar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar sqarime për planin e fundit të Izraelit për të ndërtuar koloni në territorin e Jeruzalemit Lindor.
Vizita e kryeministrit Netanyahu vjen në një moment kur në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit është konstatuar kriza me e keqe e regjistruar në dekada.
Netanyahu shtyu nisjen e tij nga Uashingtoni që ishte parashikuar për ditën e sotme, për të zhvilluar një takim me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell.
Top Channel