Kalkuta, 26 viktima nga zjarri në qëndrën tregtare
24/03/2010 10:10
Të paktën 6 persona kanë vdekur në Indi pas djegies së një ndërtese në qëndër të Kalkutës, kryeqyteti i shtetit lindor Bengala.
Pallati historik o njohur si”Stephen’s House” ka marrë flakë për shkaqe ende të paditura. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin. Dy kate të ndërtesës janë shkatërruar plotësisht pasi trafiku i rënduar ka penguar mbërritjen në kohë të zjarrëfikësve.
Bilanci i viktimave nuk është ende përfundimtar, por sipas televizioneve lokale, shume prej tyre ndërruan jetë pasi u hodhën nga dritaret.
Top Channel