Guantanamo, dy ujgurë strehohen në Zvicër
24/03/2010 16:50
Dy ish-të burgosur ujgurë të burgut amerikan të Guantanamos, me origjinë nga provinca kineze e Xinjiangut, kanë mbërritur për strehim në Zvicër.
Në shtator autoritetet e këtij vendi kishin pranuar pritjen e tyre, pavarësisht protestave të vazhdueshme të Kinës.
“Dy ujgurët janë me kombësi kineze, të cilët Zvicra ka pranuar t’i strehojë në kantonin Jura”, ka deklaruar qeveria.
Pas miratimit të Zvicrës, Pekini zyrtar kishte deklaruar se ky vendim do të minonte marrëdhëniet mes dy vendeve.
Top Channel