Brazil, A/H1N1 rikthehet me dy viktima

24/03/2010 11:55

Ndryshimi i stinës ka rikthyer sërish frikën ndaj gripit të derrave.

Vendi më i goditur gjatë muajve të shkuar, Brazili, ka shënuar sërish dy viktima. Guvernatori Piaui ka deklaruar gjëndjen e jashtëzakonshme pasi dy femra shtatëzanë ndërruan jetë pasi u infektuan me A/H1n1.

Që prej fillimit të vitit, rastet e dyshuara me grip në rajonin më të varfër të Brazilit janë 27. Ndërkohë, në Argjentinë ka nisur fushata për vaksinimin e popullsisë ku përfshihen 10 mijë banorë.

Top Channel