Arabi, shkatërrohet celula e Al Kaedës

24/03/2010 16:10

Rreth 100 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë anti-terror të policisë në Arabinë Saudite.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave personat e arrestuar i përkisnin një celule të Al Kaedës.

Burimet saktësojnë më tej se të arrestuarit ishin duke planifikuar kryerjen e atentateve terroriste në Arabi.

Top Channel