“Test italishtje kush hap një bar apo restorantâ€
24/03/2010 03:55
“Test për aftësinë në gjuhën italiane për të gjithë emigrantët që dëshirojnë të hapin një bar apo restorant”.
Ky është propozimi më i fundit në vazhdën e propozimeve dhe deklaratave anti-emigrantë të “Lega Nord” në Itali.
Sipas propozimit të bërë prej një zyrtari të lartë të kesaj partie në zonën e Lombardisë, duhet modifikuar ligji aktual mbi tregëtinë.
“Të dish italishten është e domosdoshme në një ambient publik, aq më tepër kur u ofron produkte të tjerëvë. E gjithë masa duhet ndërmarrë për më tepër për shëndetin e konsumatorëve”, ka deklaruar Fabrizoa Cecchetti në një tubim të forcës që përfaqëson.
Top Channel