San Suu Kyi nuk do regjistrohet në zgjedhje
23/03/2010 12:35
Aung San Suu Kyi nuk ka ndërmend të regjistrojë partinë e saj në zgjedhjet kombëtare, për shkak të kufizimeve aktuale të vendosura nga regjimi ushtarak në Birmani.
Lajmin e kanë bërë të ditur avokatët e lideres së opozitës, e cila ndodhet në arrest shtëpie.
San Suu Kyi nuk do mund as të kandidojë dhe as të votojë në zgjedhje, në bazë të ligjeve të miratuara së fundmi, që e cilësojnë partinë e saj të paligjshme dhe e kanë shkrirë atë.
Top Channel