Prapa maskës së kukullave

23/03/2010 19:10

Me siguri të gjithëve ju kujtohen personazhet e fëmijërisë, heronjtë e teatrit të kukullave shqiptare.

Por nëse këto personazhe kanë mbetur të pashlyeshme në kujtesën e të vegjëlve, prapa perdes ka qenë gjithmonë dikush per t’i bere ata kaq te famshëm. Marilda ka 31 vite që ngacmon fantazinë e fëmijëve përmes kukullave.

Ajo është zëri dhe shpirti i dhjetra personazheve të dashur nga fëmijet e dikurshëm dhe të sotëm. Në pamje të parë duket e lehtë t’i japesh jetë një kukulle prej lecke apo gome, por nuk është keshtu. Marilda ka një jetë që ngjitet në këtë skenë modeste. Ajo nuk është joshur asnjëherë nga ideja për të qënë një person me i prekshëm për shikuesit.

Është një gjyshe në skenë por nuk mund të jetë e tille përjetësisht. Atë duhet ta zevendesojë dikush. Ky duket se do te jete problemi me i madh për Teatrin e Fëmijeve në të ardhmen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA