Kreu i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Ashfaq Kayani është takuar me krerët e Departamentit të Mbrojtjes në Uashington.
Takimet janë zhvilluar në kuadër të dialogut për cështjet strategjike mes dy vendeve. Ashfaq ka mbajtur bisedime me sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates dhe admiralin Mike Mullen, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.
Ndërkohë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të takohet të mërkurën me homologun pakistanez, Shah Mehmood Qureshi.
Shtetet e Bashkuara duan të forcojnë lidhjet me Pakistanin, vend me rol kyc në luftën kundër talebanëve dhe Al Kaedës.
“Takimet e gjeneralit Kayani me zotin Gates dhe admiralin Mullen janë fokusuar mbi të gjitha në cështjet e mbrojtjes si dhe mbi dialogun strategjik SHBA-Pakistan”, thuhet në një komunikatë të Pentagonit.
Top Channel