Netanyahu: Jeruzalemi, kryeqyteti ynë

23/03/2010 09:20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pohuar “të drejtën për të ndërtuar” të Izraelit në Jeruzalem.

“Jeruzalemi nuk është koloni, por është kryeqyteti ynë”, ka deklaruar Netanyahu gjatë vizitës së tij në Uashington.

Por kryeministri nuk përmendi vendimin për të zgjeruar ndërtimet në Jeruazlemin Lindor.

Pak më parë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaroi se Izraelit i duhet të bëjë zgjedhje “të vështira” për paqen në Lindjen e Mesme.

Ajo tha se zgjerimi i kolonive hebreje në territoret palestineze ka minuar rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin e paqes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA