Londër, diplomati i dëbuar, shefi i Mossad-it
23/03/2010 15:00
Diplomati izraelit që do të dëbohet nga Britania e Madhe është përgjegjësi i Mossad-it pranë ambasadës izraelite në Londër.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja prestigjoze angleze “Daily Telegraph”, në edicionin e saj online.
Sipas burimit, ambasadori izraelit në Londër, Ron Proser është thirrur nga Foreign Office për t’u informuar mbi rezultatet e hetimit mbi vrasjen e Mahmud al Mabhouh.
Drejtuesi i lartë i Hamas u vra në Dubai më 20 janarin e kaluar nga shërbimi sekret izraelit, agjentët e të cilit përdorën pasaporta britanike të falsifikuara.
Top Channel