Kinema, “Liza” e Tim Burton s’njeh rivalë

23/03/2010 13:00

Filmi “Liza në Botën e Cudirave” i regjisorit Tim Burton vazhdon të jetë filmi më i ndjekur në kinematë e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, duke monopolizuar kreun e klasifikimeve për javën e tretë rresht.

Filmi “fantasy” ka fituar 34.5 milione dollarë në fundjavën e trete, duke i cuar ne 265 milionë fitimet që nga shfaqja e tij e parë në ekranin e madh.

Rivali i tij më i afërt është “Diary of a Ëimpy Kid”, i cili sapo doli u rendit në vendin e dyte me 21.8 milionë dollarë në javën e parë.

Filmi në fjalë ka lënë pas komedinë “Gjuetari i Shpërblimeve”, me Jennifer Aniston dhe Gerard Butler, që ka fituar 21 milionë dollarë.

Top Channel