Irani: Gati për bisedime mbi bërthamorin
23/03/2010 02:40
Në një deklaratë nga Malajzia, ku ndodhet për vizitë zyrtare ministri i Jashtëm iranian, Manoucher Motaki tha se vendi i tij është i gatshëm për rinisjen e bisedimeve për çështjen bërthamore.
“Irani është i gatshëm për rinisjen e bisedimeve për programin bërthamor, po më një kusht, që këto bisedime të mbahen vetëm me Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë”, u shpreh Motaki nga kryeqyteti malajzian, Putrajaja.
Deklarata e Motakit vjen pas një periudhe disajavore heshtjeje të Teheranit mbi programin e tij bërthamor dhe mbarëvajtjen e bisedimeve me ANEB-in.
Top Channel