Indi, digjet pallati, viktima

23/03/2010 15:55

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në veri-lindje të Indisë, në një ndërtesë shumëkatëshe duke shkaktuar disa viktima.

Flakët kanë rënë në Park Street, arteria më e rëndësishme tregtare e kryeqytetit të West Bengalës.

Flakët mendohet të kenë lindur nga një ashensor dhe janë përhapur në të paktën dy kate të ndërtesës së vjetër.

Dhjetra zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, edhe pse me shumë vonesë. Numri i saktë i viktimave ende nuk është bërë i ditur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA