Google, Pekini: Asnjë ndikim në raportet me SHBA

23/03/2010 12:10

Pekini zyrtar ka deklaruar se vendimi i Google për të transferuar trafikun e saj nga Kina në Hong Kong nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonin.

Google kërcënoi se do të linte tregun kinez brenda vitit pas disa sulmeve pirate që mbanin autorësinë e Kinës.

“Vendimi i kompanisë amerikane për të mbyllur shërbimin e saj të kërkimit në vendin aziatik, google.cn, është goditja më e rënde që i bëhet imazhit të Kinës”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Kjo do të thotë se një prej koorporatave më premtuese të botës po i thotë “jo” bashkëpunimit të mëtejshëm më Kinën për shkak të censurimit që ky vend i bën internetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA