Gisele, sërish në formë perfekte
23/03/2010 12:05
Eshtë bërë nënë para tre muajsh, por është kthyer në forme perfekte trupore sa hap e mbyll sytë.
Top modelja Gisele Bundchen nuk ka humbur kohë për të qenë sërish elegante. Nëna e re vazhdon të stërvitet në palestër dhe është gati për t’u rikthyer në pasarelë.
Në trupin e saj nuk ka lënë asnjë shenjë lindja e djalit Benjamin, frut i dashurisë me partnerin e saj Tom Brady.
Gisele tregon se shtoi 13 kilogramë gjatë shtatzanisë dhe se i humbi ato shumë shpejt, falë muskujve gjithnjë të integruar. Kujtojmë se Gisele gjatë gjithë kohës është marrë me gjimnastikë dhe ka patur një ushqim të ekuilibuar.
Top Channel