Britania do të përjashtojë nje diplomat izraelit për shkak të falsifikimit të pasaportave britanike, për anëtarët e skuadrës së vrasësve që eleminoi eksponentin e Hamasit në Dubai.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave sekretari i Jashtëm, David Miliband do të bëjë nje deklaratë lidhur me këtë vendim më vonë në Parlament.
Nga ana e tij Izraeli ka mohuar lajmet se agjentët e tij fshihen pas vrasjes së Mahmoud al Mabhouh në janar të këtij viti, në një hotel luksoz të Dubait.
12 pasaporta të falsifikuara britanike u përdorën për vrasjen e Al Mabhouh, themelues i krahut ushtarak të lëvizjes islamike të Hamas.
Muajin e kaluar ministri Miliband e cilësoi përdorimin e këtyre pasaportave si një shkelje të rëndë që kërkon një hëtim të detajuar.
Top Channel