Britani, laburistët shkarkojnë 3 ish-ministra

23/03/2010 10:45

Tre ish-ministra janë shkarkuar nga Partia Laburiste për shkak të zbardhjes së një plani të tyre për të lobuar në favor të disa ministrave në këmbim të parave.

Stephen Byers, Patricia Hewitt dhe Geoff Hoon u filmuan fshehurazi gjatë një investigimi të bërë nga dy organet mediatike “Sunday Times” dhe “Channel 4”.

Nga ana e tyre tre ish-ministrat mohojnë të kenë kryer afera të paligjshme dhe Byers ka deklaruar se është i gatshëm për një hetim parlamentar. Por një kërkesë e tillë është refuzuar nga vetë kryeministri Gordon Brown.

Polemikat shpërthyen pasi “Channel 4” transmetoi disa filmime të fshehta që tregonin politikanë të ndryshëm që rekrutoheshin nga një kompani amerikane për lobing.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA