Australi, stuhi e dhunshme përfshin vendin

23/03/2010 12:30

Një stuhi e ashpër ka përfshirë qytetin perëndimor të Perthit, në Australi, duke lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave kostoja e dëmeve materiale të shkaktuara shkon mbi 100 milionë dollarë.

Stuhia ka sjellë breshër, shira të dendura, përmbytje, rrëshqitje toke dhe erëra që kanë kapur një shpejtësi prej 120 kilometra në orë.

Në aeroportin e Perthit, ku catitë e një pjese të terminalëve u rrëzua, sasia e shirave që ra në 7 minuta është e njëjtë me atë të rënë në një muaj.

Kjo ka bërë që shumë fluturime të anulohen. Stuhia e dhunshme nisi ditën e hënë, duke goditur qytetin e Perthit, ndër më të izoluarit në Australi, duke përmbytur spitale e shkolla.

“Me sa mbaj mend unë, këto janë kushtet më të këqija të motit që prej stuhisë së egër të majit të vitit 1994”, ka deklaruar kryesministri i Australisë Perëndimore, Colin Barnett.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA