Suedi, qeveria: Ok 10 centraleve bërthamorë
22/03/2010 17:30
Qeveria e qendrës së djathtë në Suedi i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të 10 reaktorëve të rinj bërthamorë, që do të zëvendësojnë ata aktualë, të cilët mbulojnë 40 përqind të nevojës për energji.
Qeveria ka sqaruar se projektligji nuk synon të rrisë prodhimin e energjisë bërthamorë, por vetëm të ruajë nivelin aktual dhe të modernizojë impiantet, duke ulur rreziqet për incidente.
Cështja bërthamorë është në qendër të debateve politike në Suedi, ku këtë vit do të zhvillohen zgjedhjet politike. Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, vetëm 26 përqind e suedezëve janë në favor të energjisë bërthamore.
Top Channel