Pakistan, arrestohet drejtuesi taleban
22/03/2010 12:45
Një prej krerëve më të rendësishëm talebanë është arrestuar dje bashkë me disa bashkëpunëtorët e tij në Peshauar të Pakistanit.
Sipas Dawn News Tv, komandanti i arrestuar ka nofken “Iliyas” por njihet edhe si Chota Usman. Guerrilasi është me origjinë nga zona tribale e lindjes Mohmand.
“Iliyas” akuzohet për disa sulme me dinamit kundër forcave të sigurisë ku kanë humbur jeten dhjetra ushtarë dhe police.
Top Channel