Kërcënimi pas reformës: Plumb në kokë Obamës

22/03/2010 22:10

Presidenti amerikan Barak Obama, pas kalimit të reformës shëndetësore në Kongres ka marrë mesazhe kërcënuese në rrjetin social të internetit “Twitter”.

“Amerika mbijetoi pas vrasjes së Linkolnit dhe Kenedit, do të mbijetojmë edhe pas një plumbi në kokën e Obamës”, shkruan në “Twitter” Solli Forell, nje bloger konservator.

Mesazhi i ka kushtuar Forell vendosjen nën shënjestrën e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat kanë nisur hetimet ndaj tij.

“Kemi nisur hetimet. Në respekt të plotë të lirisë së shprehjes do të sigurohemi që gjithcka të mbetet brenda caqeve të kësaj lirie”, deklaroi për televizionin amerikan ABC një zyrtar i lartë i agjencisë përgjegjëse për sigurinë e presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA