Clinton: Kolonitë e reja, pengesë për paqen
22/03/2010 17:15
Ndërtimet e reja izraelite në Jeruzalemin lindor dhe në Cisjordani janë një pengesë për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për ndërmjetësimin e SHBA-ve.
Deklarata është bërë nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë një ndërhyrjeje në një konferencë të organizuar nga “American Israel Public Affairs Committee”, shoqëria lobiste kryesore pro-izraelite.
“Kolonitë e reja vënë në rrezik negociatat indirekte mes izraelitëve dhe palestinezëve, që përbëjnë edhe hapin e parë drejt bisedimeve mes dy palëve”, ka pohuar Clinton.
Top Channel