Terrorizmi, bisedime SHBA-Pakistan
20/03/2010 10:25
Komandanti i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Ashfaq Parvez Kayani është nisur nga Lahore drejt Shteteve të Bashkuara.
Ditën e mërkurë në Uashington është parashikuar një seancë bisedimesh strategjike mes delegacionit amerikan dhe atij pakistanez për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Punimet do të drejtohen nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe nga homologu i saj Pakistanez, Shah Mahmood Qureshi.
Top Channel