SHBA, reforma në shëndetësi do votohet pa modifikime
20/03/2010 20:50
Dhoma e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan që ditën e nesërme do votojë për reformën në shëndetësi, do ta kalojë këtë ligj pa asnjë modifikim pas kalimit në Senat.
Lajmin e bën të ditur faqja e internetit Politico.com, sipas së cilës, Kongresi do të evitojë të ashtuquajturën “deem and pass”, instrument që u jep të drejtë deputetëve të kërkojnë ndryshimin e tekstit.
Reforma e shëndetësisë është një nga pikat qëndrore të programit të administratës Obama dhe një nga momentet më delikate të presidencës së Barak Obama-s.
Top Channel