Rusi, protesta kundër kryeministrit Putin

20/03/2010 10:00

Ka nisur me protesta dita e sotme në Rusi, të organizuara nga opozita për të kundërshtuar politikat ekonomike të qeverisë.

Rreth 1 mijë persona kanë manifestuar në sheshin qendror të Vladivostokut, ndërkohë që protesta të tjera analoge pritet të zhvillohen në 50 qytete të vendit.

Manifestuesit akuzojnë qeverinë e drejtuar nga partia Rusia e Bashkuar e kryeministrit Putin, se ka ulur edhe më tej standartet e jetesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA