Reforma në shëndetësi, 30 shtete drejt rebelimit
20/03/2010 17:30
Nëse ditën e nesërme reforma shëndetësore kalon me sukses, atëherë SHBA rrezikon rebelimin në rreth 30 shtete të drejtuara nga republikanët.
Inisiativa në fjalë është ndëermarrë nga guvernatori i Ohajos, Butch Otter, sipas të cilit, me këtë ligj, qeveria do të uzurpojë fuqinë e shteteve të vecanta.
Otter ka theksuar shpesh herë se reforma në shëndetësi që po ndërmerret nga administrata e Uashingtonit për të mbuluar me shërbime 31 milionë amerikanë, dhunon amendamentin e 10-të të Kushtetutës amerikane.
Top Channel