Klinton: Presioni mbi Izraelin, efikas
20/03/2010 03:30
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton deklaroi se pozicionimi kritik i SHBA-së ndaj Izraelit dha frutet e duhura.
“Presioni diplomatik i SHBA-së pas vendimit për ndërtimin e vendbanimeve të reja izraelite në Jeruzalemin Lindor dha frutet e tij. Izraeli propozoi një sërë masash për arritjen e një kompromisi me palestinezët”, tha Klinton pa specifikuar masat e ofruara prej Tel Avivit.
Megjithatë Klinton duket si iu është referuar masave lehtësuese premtuar prej qeverisë izraelite mbi palestinezët e Rripit të Gazës, ku premtoi nisjen e lirimit të disa prej të burgosurve.
Top Channel