Kinë, thatësira godet 51 milionë persona

20/03/2010 14:00

Një thatësirë e egër ka goditur rreth 51 milionë persona në Kinë, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sipas burimeve, rreth 4.3 milione hektarë terren kanë pësuar pasojat e mungesës së ujit dhe mbi 900 mijë hektarë të tjerë mund të mos shërbejnë më për të mbjella.

Që prej vjeshtës, zona në jug të Kinës, përfshirë provincat e Junanit, Sicuanit dhe Guizhout, kanë pasur gjysmën e sasisë normale të reshjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA