Ish-producenti hap cështje ndaj Lady GaGa
20/03/2010 11:20
Ish-producenti i Lady GaGa i kërkon yllit të muzikës pop 30 milionë dollarë dëmshpërblim.
Rob Fusari, ky është emri i producentit, i cili pretendon se ka qenë instrument për suksesin e Lady GaGa, por që nuk arriti të merrte asnjë vlerë monetare në kohë, pasi historia e tyre e dashurisë përfundoi.
Rob ka paraqitur cështjen në gjykatë dhe e transformoi të renë ambicioze në fenomen të muzikës pop, madje e ndihmoi edhe në gjetjen e pseudonimit, Lady GaGa.
Top Channel