Tajlandë, nesër sërish protesta
19/03/2010 10:30
Pas protestave me gjak të ditëve të kaluara, në fundjavë janë parashikuar iniciativa të reja të mbështetësve të ish-kryeministrit tajlandez Thaksin Shinawatra.
Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve, nesër do të mbahet një manifestim në masë në Bangkok për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Aktualisht, janë më mijëra manifestuesit që kanë ngritur cadra në qendër të kryeqytetit tajlandez.
Kryeministri aktual Veljajiva kundërshton opsionin e shkrirjes së Parlamentit, ndërkohë që Shinawatra, i rrëzuar nga pushteti në 2006-ën, ndodhet në Mal të Zi.
Top Channel