Sierra Leone, miniera, qeveria përgënjeshtron bilancin
19/03/2010 21:20
Ministri i Minierave të Sierra Leones ka përgënjeshtruar lajmin sipas të cilit kanë humbur jetën 200 persona nën rrënojat e një miniere ari në rajonin e BO-së, në jug të vendit.
Në një njoftim të mëparshëm thuhej se rreth 200 persona kishin humbur jetën pas shembjes së një miniere ari të paligjshme.
Numri i viktimave pritet të azhornohet pas verifikimeve në terren.
Top Channel