Iran, ministrat e BE-së: Ndal censurës
19/03/2010 17:25
Ministrat e Jashtëm të BE-së do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët ku i kërkohet Iranit t’i japë fund censurës.
Në thelb të dokumentit kërkohet të hiqet censura e aksesit në internet, shpërndarjes së transmetimeve në rrugë satelitore të radiove, televizioneve dhe përdorimit të telefonave në Iran.
“BE-ja u kërkon autoriteteve iraniane të ndalin veprimet për censurimin e shpërndarjes së transmetimeve satelitore dhe të censurës kundër internetit dhe t’i japë fund menjëherë interferencave elektronike”, thuhet në deklaratë.
Top Channel