Shëndetësia, Obama “sherr” me gazetarin

18/03/2010 13:00

Momente tensioni në një intervistë në “Fox News” ku Barack Obama ka mbrojtur reformën e vetë në shëndetësi.

Zgjedhja për t’iu drejtuar publikut të një televizioni konservator, që Shtëpia e Bardhë e konsideron armiqësor, është shndërruar në shkëmbime të ashpra batutash me drejtuesin e emisionit, Bret Baier, që ka ndërprerë shpesh përgjigjet e presidentit.

“Bret duhet të më lejosh të përfundoj përgjigjet, -ka protestuar Obama.- Unë përpiqem t’u përgjigjem pyetjeve dhe ti vazhdon të më ndërpresësh”.

Top Channel