Obama: S’ka krizë me Izraelin

18/03/2010 03:25

Presidenti amerikan Barak Obama mohoi zërat se mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ekziston një krize diplomatike.

“Marrëdhëniet tona nuk janë në krizë. Megjithatë ndërtimet e reja në Jeruzalemin Lindor nuk ndihmojnë në procesin e paqes me palestinezët. Izraeli është një ndër aleatët tanë më të ngushtë”, u shpreh Obama në një intervistë për televizionin amerikan “Fox News”.

Deklarata e shefit të Shtëpisë së Bardhë ka ardhur pas asaj te Sekretares së Shtetit Hillari Klinton e cila vetëm 24 orë më parë hodhi poshtë ekzistencën e krizës mes SHBA-së dhe Izraelit, duke nënvizuar edhe angazhimin maksimal të Uashingtonit për mbrojtjen e shtetit hebre.

Top Channel