Greqi, mbyllet me humbje bursa e Athinës
18/03/2010 19:45
Bursa e Athinës është mbyllur me një rënie të thellë. Treguesi i përgjithshëm ka shënuar -3.35 përqind, duke kaluar pikën kritike prej 2 mijë pikësh.
Rënia, me -5.5 përqind, është udhëhequr nga sektori bankar, bëjnë të ditur mediat lokale.
Sipas analistëve, tregu po paguan pasigurinë e rëndë në planin e ndihmave për Greqinë, me mundësinë gjithnjë e më konkrete për një apel tek FMN.
Për më tepër, teksa të dhënat statistike e vlerësojnë papunësinë në nivelin 12 përqind në fund të marsit, situata e brendshme vazhdon të jetë konfliktuale.
Top Channel