Sandra Bullock tradhëtohet nga i shoqi

17/03/2010 19:55

Sandra Bullock, aktorja që ka marrë Oscar si aktorja më e mirë protagoniste, është tradhëtuar nga i shoqi, Jesse James.

Ajo e kishte falenderuar të shoqin me lot në sy në skenë se i kishte mësuar për herë të parë në jetë se cfarë do të thotë “të kesh një person që të ruan shpatullat”.

Besim i keqpërdorur sipas modeles së tatuazheve Michelle ‘Bombshell’ McGee e cila tregon gjithcka.

Modelja ka deklaruar për tabloidin “In Touch” se ka pasur një marrëdhënie që ka zgjatur 11 muaj me bashkëshortin e Sandra Bullock, pikërisht ndërsa aktorja ishte impenjuar në filmin “The Blind Side”, për të cilin mori edhe Oscar-in.

Top Channel